Mbi 20 sulme me eksploziv në Shqipëri gjatë këtij viti, hetimet i zbardhën vetëm dy

Mbi 20 sulme me eksploziv në Shqipëri gjatë këtij viti, hetimet i zbardhën vetëm dy

Ndonëse ende nuk ka përfunduar viti, deri më tani 23 sulme me eksploziv janë evidentuar këtë vit, në Shqipëri.

Shkodra del të jetë në krye të listës, me 12 sosh, ndërsa objektiv i këtyre sulmeve në disa raste kanë qenë policë, dhe gjyqtarë.

Numër të vogël të sulmeve të kësaj natyre nuk ka as Tirana.

Në kryeqytet jatë këtij viti janë regjistruar 5 shpërthime me eksploziv, ku nga to janë regjistruar me dëme materiale.

Nga 23 ngjarjet e ndodhura, policia ka zbardhur veç 2 nga to, ndërsa për pjesën tjetër hetimet vijojnë me autorët ende në arrati, raporton RTVKlan, përcjell Gazeta Enigma.

Sulm me eksploziv, ndodhi hiç më larg se mëngjesin e kësaj të diele. Një personit iu vendos sasia e tritolit në derën e banesës, në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Kjo është hera e dytë, që ndaj 52-vjeçarit, është organizuar sulm i kësaj natyre. Herën e parë, më 29 Gusht atij iu vendos një sasi lënde plasëse në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë Spitalit të Shkodrës. /Gazeta Enigma

Related Articles