Kurti për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, kanë një adresë

Kurti për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, kanë një adresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës Luftës.

Kurti për media ka thënë se këto krime dhe ruajtja e tyre që është vendimtare për historinë, ka tashmë një adresë në Kosovë.

“Me këtë rast pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo ethën ndryshe një 15.8 terabajt informacion është grumbulluar gjatë 9 muajve video-xhirime, fotografi, audio-xhirime e tekste të ndryshme. Janë gjithsej 67 burime prej ku janë marr këto dokumentacione. Është punë jetike dhe vendimtare si për histori ashtu edhe për drejtësi për neve”, tha Kurti.

“Ne e kuptojmë të vërtetën historie përmes këtyre dokumente e në anën tjetër edhe ky paraqet një vend adresë shumë të rëndësishëm për drejtësi vendore dhe që viktimat të rehabilitohen sepse drejtësia e munguar është padrejtësi e vazhduar. Qytetarët që kanë dokumentacione për krimet e kryera gjatë luftës kanë një adresë”.

Për këto krime, Kurti thotë se shteti armiqësor i Kosovës, duke iu referuar kështu Serbisë, nuk i pranon, por i quan të fabrikuara.

“Kemi edhe një shtet që nuk i pranon këto krime, e në fakt i quan të fabrikuara, pra ky është shteti fqinj verior armiqësor”. /Gazeta Enigma

Related Articles