Për kandidimin e grave për zgjedhjet komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se si subjekt politik do ta rrisin nivelin e përfaqësimit gjinorë dhe se i inkurajojnë gratë dhe vajzat që të kandidojnë sa më shumë në zgjedhjet lokale.
“Përpjekja, por edhe inkurajimi është̈ i tillë që të nxisë̈ sa më shumë gra e vajza të kandidohen e të garojnë̈ kudo që janë̈ dhe më pas të votohen në përputhje me statutin dhe demokracinë̈ e brendshme. Shembullin e përfaqësimin në nivel qendror do të mundohemi ta shtrijmë̈ edhe në përfaqësimin në nivel lokal”, ka thënë zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për Frontonline, transmeton Gazeta Enigma.