Në orët e vona të së hënës Greqia është goditur nga një tërmet, raporton Gazeta “Enigma”.
Raportohet se fuqia e këtij tërmetit ishte 4.2 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e lëkundjes llogaritet të ketë 16 kilometra nga Nea Propondia, afër Selanikut.
Sipas Qendres Gjeologjike të ShBA-së, tërmeti është ndjerë edhe në Bullgari, Turqi dhe Maqedoni të Veriut.
Ende nuk dihet nëse nga ky tërmet ka të lënduar apo edhe dëme materiale.