Kjo është gjendja e 10-vjeçares që u ther me thikë dje në Ferizaj

Kjo është gjendja e 10-vjeçares që u ther me thikë dje në Ferizaj

Gjendja e 10-vjeçares, e cila ishte viktimë e sulmit me thikë nga një 59-vjeçar dje në Ferizaj, është relativisht stabile, ndërkohë që lëndimet e saj janë serioze.

Shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, tregoi për Gazetën Enigma se vajza vazhdon të jetë në monitorim dhe e kyqur me aparaturën mjekësore.

“Pas lëndimeve dhe pas trajtimi mjekësor kirurgjikal, është sjellë mbrëmë në njësinë e mjekimit intensive qendror, ku vazhdon të qëndrojë edhe më tutje. Gjendja e përgjithshme e pacientes prezantohet të jetë relativisht stabile, përkundër asaj që lëndimet janë serioze, ajo vazhdon të jetë në monitorim dhe e kyqur me aparaturën mjekësore”, tha Uka në një prononcim për “Enigmën”.

Uka po ashtu tregoi se plagët e 10-vjeçares janë në zonën e gjoksit.

“Nuk mund të them se e njëjta është në rrezik për jetë, përderisa ende është e varur prej aparturave mjekësore”, tha tutje ai.

Përveç 10-vjeçares, në QKUK po trajtohet edhe një viktimë tjetër nga ky sulm, një burrë i moshës 29-vjeçare.

“Është sjellë në njësinë e mjekimit intensiv dhe vazhdon të qëndrojë këtu. Edhe ai është i kyqur me apartura mjekësore”, tha tutje Uka. /Gazeta Enigma

Related Articles