Rritet konsumi i energjisë elektrike, KESCO kërkon kursim

Rritet konsumi i energjisë elektrike, KESCO kërkon kursim

Me uljen e temperaturave në vend ka filluar të rritet kërkesa për konsum të energjisë elektrike.

Të paktën kështu kanë thënë Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

Sipas tyre kjo energji po përdoret për ngrohje.

Ata njoftojnë se ditët e para të nëntorit tregojnë një rritje të kërkesës për rreth 18% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Kur ende nuk kemi hyrë në dimër, kërkesa ka shkuar në mbi 1100 megavat për orë në kohë pikut. Por, konsumatorët duhet ta kenë parasysh që Kosova ka tarifa që e nxisin kursimin e energjisë elektrike. Pra, sa më pak harxhojnë, aq më pak paguajnë jo vetëm si sasi, por edhe si çmim”, thotë KESCO në njoftim.

Kompania sqaron më tej se tarifat janë të ndara në dy blloqe kryesore sa i përket shpenzimit: deri në 800 kWh dhe mbi 800 kWh. 

Ata tregojnë se çmimet janë dukshëm më të larta për shpenzimin mbi 800 kWh, prandaj konsumatorët duhet ta kenë parasysh këtë dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.

KESCO kërkon që të evitohet ngrohja me energji elektrike në ato hapësira të banimit ku kjo është e mundshme.

Kompania gjatë javëve në vijim tha se do të lansojë edhe një fushatë senzibilizuese lidhur me kursimin e energjisë elektrike dhe përdorimin efiçient të saj, të cilën e ka titulluar “Deri n’800!”. /Gazeta Enigma

Related Articles