Krimi në Ferizaj: Sulmuesi, ish i dënuar për vrasjen e gruas

Krimi në Ferizaj: Sulmuesi, ish i dënuar për vrasjen e gruas

I shkon qetësisht prapa dhe ia lë thikën në qafë.

E pa nxitim F.I., e bën edhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Kështu, 62-vjeçari veproi edhe me tri raste të tjera, të hënën në rrugë të ndryshme në Ferizaj, ku la 4 të plagosur në total, 2 prej tyre vajza të mitura

E njëri nga ata që e pësoi, i tha Klanit në kushte anonimiteti se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Ndërkaq, nga Emergjenca e Ferizajt po tregojnë për gjendjen shëndetësore të tyre, pak çaste pas plagëve të marra.

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, i tha televizionit se viktima 10- vjeçare gjatë mbrëmjes së të hënës i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, ku deri të martën në mesditë ka qenë në gjendje kome, teksa tani është stabile.

Ndërkaq, të hënën pasdite u arrestua gabimisht një person i cili, siç thotë shefi i hetimeve rajonale të Ferizajt, Muhamet Jahiri, kishte ngjashmëri me dorasin.

Jahiri pohon se i dyshuari është i njohur për organet e rendit.

“Vrasje në tentativë” është vepra penale me të cilën është ngarkuar dorasi.

Related Articles