Dje, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një shtetas kosovar.
Viktima ka marrë ndihmën mjekësore për lëndime të lehta trupore. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sulmit, shkruan Gazeta Engma.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që të dyshuarit të mbahen në paraburgim.
”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi qe të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./GazetaEnigma/