Scholz foli me Putinin, reagon Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz foli me Putinin, reagon Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Volodymyr Zelensky tha se biseda telefonike mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit rus, Vladimir Putin ka hapur “kutinë e Pandorës”.

Ai tha se kjo bisedë ka minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.

“Tani mund të ketë edhe biseda të tjera, telefonata të tjera. Thjesht shumë fjalë”, tha ai.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që Putin ka dashur prej kohësh: Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësohet izolimi i tij”, shtoi presidenti ukrainas.

Pas telefonatës, Kremlini tha se Moska është e hapur për bisedime të reja paqeje dhe i referohej propozimit të mëparshëm të Putinit që Kievi të dorëzonte territore dhe të tërhiqej nga planet për t’u bashkuar me NATO-n.

Por, me konfliktin që arrin në ditën e 1000-të javën e ardhshme, Zelensky tha mbrëmjen e sotme se nuk do të ketë “asnjë marrëveshje të re Minsk” (dy marrëveshje armëpushimi/paqe që palët ranë dakord në vitet 2014 dhe përsëri në 2015), pasi Ukraina dëshiron “paqe të drejtë”.

Në një deklaratë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit tha se Scholz dënoi “luftën e agresionit të Rusisë” gjatë telefonatës, duke i kërkuar Putinit ta përfundojë atë duke tërhequr trupat.

“Kancelari e theksoi nevojën që Rusia të jetë e gatshme të negociojë me Ukrainën me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe theksoi vendosmërinë e palëkundur të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, sa kohë që të jetë e nevojshme”, tha zëdhënësi.

Related Articles