Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka folur pas humbjes nga Jake Paul, në ndeshjen e shumëpritur e cila u zhvillua në Teksas.
Rikthimi i 58-vjeçarit Tyson në boks përfundoi me humbje, ndërsa Jake Paul fitoi me rezultate të mëdha – 80-72, 79-73 dhe 79-73.
Pas humbjes, Tyson tha se ishte i kënaqur me performancën e tij, pavarësisht rezultatit.
“Kam ardhur për të luftuar. Nuk i kam vërtetuar asgjë askujt, vetëm vetes… Jam i kënaqur me atë që mund të bëj. Ai është një luftëtar shumë i mirë”, ka thënë mes tjerash ai.