Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2025.
Të pranishëm në këtë komisionin ishin vetëm disa deputetë të LVV-së.