Petkoviq: Unë shkoj në dialog me ekspertë, Bislimi vjen me duar në xhepa

Petkoviq: Unë shkoj në dialog me ekspertë, Bislimi vjen me duar në xhepa

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka kritikuar palën kosovare në këtë proces, duke thënë se ai shkon në Bruksel ‘’me ekspertë’’, kurse sipas tij, ‘’kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi jo’’.

’’Bislimi ka ardhur i vetëm me duar në xhepa, ai vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe nuk i intereson asgjë’’, teksa gjithashtu akuzoi kryeministrin Albin Kurti për trajtim ‘’jo të denjë’’ të komunitetit serb në Kosovë.

’’Kurti tani nuk mund të vazhdojë negociatat në Bruksel nga pozita ku mbylli dhjetë organe shtetërore serbe. Sa herë që jemi në Bruksel, ne insistojmë në Asocioacion dhe de-përshkallëzimin e situatës. Nuk ka dialog dhe Prishtina e përdor pjesëmarrjen në dialog për të pretenduar se vetëm po flet. Kurti në fillim nuk pranoi të ulej dhe të bisedonte, ashtu si edhe Bislimi. Kur u ulëm, menjëherë vura në dukje shkeljen e marrëveshjes dhe arrestimin e serbëve. Prishtina ia ndalon oficerit ndërlidhës të Beogradit të vizitojë serbët në paraburgim, mua më ndalohet hyrja në Kosovë’’ deklaroi Petkoviq.

Related Articles