Maqedonci takon gjeneralin Clark, i shpreh mirënjohjen e Kosovës për ndërhyrjen e NATO-s

Maqedonci takon gjeneralin Clark, i shpreh mirënjohjen e Kosovës për ndërhyrjen e NATO-s

Këtë të enjte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, raporton Gazeta “Emnigma”.

Maqedonci gjatë takimit me të i shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s, kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb.

Sipas njoftimit, ministri Maqedonci e informoi gjeneralin Clark në mënyrë të detajuar mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Ai theksoi se niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës dëshmon sot, para së gjithash, është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm.

”Takime si ky na japin emocion dhe janë rikujtues i kohërave të vështira të angazhimit të përbashkët për liri. Kur po luftonim me bashkëluftëtarë kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO-s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Wesley Clark, po komandonte forcat e NATO-s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh ministri Maqedonci. /Gazeta Enigma/

Related Articles