Zyrtare: Ranieri rikthehet nga pensionimi dhe merr “timonin” e Romës

Zyrtare: Ranieri rikthehet nga pensionimi dhe merr “timonin” e Romës

Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri është emëruar në stolin e Romës vetëm pak muaj pasi njoftoi pensionimin.

Skuadra nga Serie A përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Ranieri tashmë merr “timonin” e skuadrës, por do ta ketë edhe një punë tjetër, shkruan Indeksonline

Ish-trajneri i Leicester Cityt dhe shumë skuadrave tjera, do të jetë konsulent i pronarëve dhe të gjitha çështjeve sportive në klubin e Romës.

Andaj në muajt në vijim, Ranieri më stafin e tij do të punojnë edhe për gjetjen e një trajneri me prespektivë të lartë.

Por, gjatë këtyre muajve, Ranieri do të jetë ai që do ta udhëheq Romën drejt objektivave që kishin gjatë këtij edicioni.

Related Articles