Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka reaguar për diskutimet që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ai këtë e zgjedhi ta bënte përmes një video-mesazhi.
Kurti tha se këto ditë qeveria ka qenë cak i një fushate të egër propaganduese, duke krijuar manipulime dhe kauza të paqena.
Kreu i ekzekutivit theksoi se në fund u kuptua se i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK, e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK, dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023.
Video e plotë: