Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka konfirmuar se do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka planifikuar përdorimin e ushtrisë amerikane për të mbështetur realizimin e planeve të tij për dëbimet masive të emigrantëve ilegalë.
Kjo nismë përfshin përdorimin e forcave të armatosura për të forcuar zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe për të intensifikuar operacionet e largimit të individëve që janë në SHBA pa dokumentacion të rregullt, shkruan “New York Times”, transmeton Gazeta Enigma.
Në platformën e tij të mediave sociale, “Truth Social”, Trumpi ka shkruar gjatë natës, duke e bërë të ditur deklarimin e mëhershëm të Tom Filtonit, i cili drejton grupin konservator “Kudicial Watch”, dhe që kishte shkruar se administrata e Trumpit “do të shpallte gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe do të përdorë asetet ushtarake” për të adresuar imigrimin ilegal “nëpërmjet programit të dëbimit masiv”.
Rreth orës katër të mëngjesit, Trumpi ka ripostuar komentin e Filtonit, me fjalët “E VËRTETË!!!”
Kongresi u ka dhënë presidentëve pushtet të gjerë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme si diskrecion i tyre, duke u dhënë kompetenca që përfshijnë ridrejtimin e fondeve që kongresistët i kishin aprovuar për qëllime të tjera. Gjatë mandatit të parë në presidencë, ta zëmë, Trumpi kishte përdorur pushtetin e tij për të ndërtuar një mur kufitar sesa kishte treguar gatishmëri autorizimi Kongresi.
Në intervistë për “The Times” gjatë fushatës paraprake republikane, të përshkruar në një shkrim të publikuar në nëntorin e vitit 2023, këshilltari kryesor për imigrim i Trumpit, Stephen Miller, kishte thënë se fondet ushtarake do të përdoreshin për ndërtimin e “qendrave të mëdha të vendosjes që do të funksionin” për qëndrim të përkohshëm të imigrantëve, derisa të procesohen rastet e tyre dhe që do të ishin në pritje për dëbim nga në vendet e tjera.
Ai ka thënë se këto qendra do të drejtoheshin prej Departamentit të Sigurisë së Brendshme.