Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka njoftuar se Bela Bozsik, ambasadorë i Hungarisë në Prishtinë, ka organizuar një drekë pune me presidentëtn e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pjesë e këtij organizimi, Malaj njofton se ishin edhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe vendeve të rajonit.
Malaj përmes një shkrimi në rrjetin social X ka theksuar se biseda është në hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për integrimin e vendit drejt BE-së.
“Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit. Biseda u përqëndrua në hapat që duhet të ndërrmarë Kosova për bashkëpunimin dhe integrimin e vendit drejt BE-së”, thuhet në shkrimin e ambasadorit Malaj./Gazeta Enigma