Kontrabandë alkooli dhe dele nga Serbia, policia arreston të dyshuarin

Kontrabandë alkooli dhe dele nga Serbia, policia arreston të dyshuarin

Një njësit i KFOR-it ka vërejtur të hënën tre automjete dhe një furgon në fshatin Bube të Zubin Potokut, të cilët dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia.

Forcat paqeruajtëse ndërkohë janë angazhuar për hetimin dhe verifikimin e ngjarjes, duke u siguruar që situata të mbetet e qetë dhe e kontrolluar, shkruan Gazeta Enigma.

Njësia policore ka reaguar dhe ka gjetur se drejtuesit e automjeteve janë larguar, duke i lënë veturat në rrugë, sipas Raportit të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, njëri nga drejtuesit, një mashkull kosovar, është arrestuar.

Gjatë kontrollit të automjeteve, është konstatuar se ato ishin të ngarkuara me dele dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike.
Me vendim të prokurorit, është hapur një rast./GazetaEnigma/

Related Articles