Atentati me 4 viktima në Shkodër, 4 policë të arrestuar

Atentati me 4 viktima në Shkodër, 4 policë të arrestuar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shkodrës, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me atentatin e 30 tetorit në lagjen Drobraç, ku humbën jetën katër persona, përfshirë Hamza Licin.

Hetimet kanë zbuluar se dyshimet për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë nga ana e këtyre policëve mund të kenë kontribuar në dështimin e parandalimit të ngjarjes tragjike, transmeton Gazeta Enigma.

Arrestimet janë një hap i rëndësishëm në hetimet për zbardhjen e krimit dhe drejtësinë për viktimat.

Arrestimi i efektivëve të repartit “Shqiponja” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, shkruan A2 CNN.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër. Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar”, njofton AMP.

Related Articles