Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Serbi cenon të drejtat themelore të njeriut

Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Serbi cenon të drejtat themelore të njeriut

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për biznesmenin Safet Demirin nga Medvegja, të cilit i është refuzuar ankesa për kthimin e adresës së tij, cenon të drejtat themelore të njeriut.

Kryesuesi i dialogut tha se ky vendim legjitimon praktikën diskriminuese të pasivizimit të adresave ndaj shqiptarëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët. Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”, ka shkruar Bislimi në X.

Ai po ashtu publikoi edhe disa citate nga vendimi i kësaj gjykate, duke thënë se ato janë “shembulli i përsosur se si gërryhen të drejtat e shqiptarëve, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, të cilat dëshmojnë mungesën e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.

Related Articles