PSD ironizon me ministrin Murati: Për ilaçe, arsim, kontrolla mjekësore – paguan popullizmi

PSD ironizon me ministrin Murati: Për ilaçe, arsim, kontrolla mjekësore – paguan popullizmi

Partia Socialdemokrate ka thënë se ministri Hekuran Murati e pranoi që janë 72 mijë familje  katëranëtarshe me të hyra deri në 600 euro.

Në komunikatën e PSD-së thuhet se këtyre do t’ua subvencioi qeveria një pjesë të shpenzimeve të rrymës.

“288.000 qytetarë (rreth 20% e popullsisë) jetojnë me 5 euro në ditë ku përfshihen krejt shpenzimet. Me 5 euro mundesh me i ble 3 byrekë, 3 jogurta dhe 10 cigare”, thuhet në komunikatë.

Duke ironizuar, PSD-ja tha se “për ilaçe, arsim, kontrolla mjekësore, transport, pushime, kafe, çaj, veshje – paguan popullizmi”.

Related Articles