Shefi i grupit ka folur se ka informacione se tregojnë që ka shkelje të plasimit të buxhetit në seancën e cila ka nisur sot në Kuvend.
Sipas tij këto informacione i ka marrë nga deputeti Pal Lekaj.
Ai kërkoi sqarim në lidhje me kërkesat të cilat sipas tij nuk janë trajtuar nga organizatat buxhetore.
“Kjo lidhet me mostrajtimin dhe mos-sjelljen në Kuvend të kërkesave buxhetore që vijnë prej organizatave buxhetore. Asnjë kërkesë e asnjë organizate buxhetore, op flas për kërkesa që vijnë nga komuna që udhëhiqen nga AAK-ja, kërkesa nga komuna e Rahovecit që nuk janë trajtuar e që janë gjashtë, tre janë nga Gjakova dhe një kërkesë që vjen nga Deçani”, tha Tahiri. /Gazeta Engima