Berisha për Kurtin e Osmanin: “Taksirat” për Kosovën, kanë me nis me u gjujt mes vete

Berisha për Kurtin e Osmanin: “Taksirat” për Kosovën, kanë me nis me u gjujt mes vete

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova në lidhje me raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se ka kohë që mes tyre nuk ka raporte të mira dhe se, sipas tij, tani ata do të fillojnë “të gjuhen mes vete”.

“Ka kohë që nuk kanë raporte të mira mes vete edhe sot e shfrytëzojë ta bëjë njëfarë lloj parafushate me raportin që i kanë mes vete”.

“Dihet që nuk kanë raporte, dihet që tani kanë me ia nis me u gjuajt mes vete ngapak. E shoh si “taksirat” për Kosovën, se kush e ka udhëhequr Kosovën”, është shprehur Berisha./GazetaEnigma/

Related Articles