A do të ketë sërish borë? 

A do të ketë sërish borë? 

Kalimi i ciklonit “Caetano” mbi Ballkan ditën e premte do të sjellë reshje të shumta në Kosovë.

Që nga orët e para të ditës, reshjet do të jenë më intensive, fillimisht të shiut, me temperatura që do të shënojnë rritje, duke arritur nga -1°C deri në +2°C në mëngjes, dhe më pas do të ngjiten në 10°C deri në 13°C gjatë ditës.

Pasdite më vonë, mbi vend depërtojnë me shpejtësi masa të ftohta arktike, duke zbritur temperaturat sërish deri në 0C, ndërkohë që reshjet e shiut shndërrohen në borë. Herë herë reshjet e borës mund të shoqërohen me bubullima, shkruan Gazeta Enigma.

Fillimisht frynë erë e fuqishme jugore 5-15, me hove mbi 20m/s në pjesë të Dukagjinit, e më vonë ndryshon drejtimin në verilindje.

Reshjet e borës pritet të pushojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së htunë. Nga mesdita vransirat fillojnë të shpërndahen gjithashtu, e kthjellime vazhdojnë ditën e diel dhe të hënë. Nga dita e martë vransira kalojnë mbi vend, por nuk shfaqen kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në -6C e -8C, të dielen, derisa ato maksimale, mbesin të ulëta në fundjavë, 2C deri 5C, e më pas gradualisht shënojnë rritje në 6C e 8C./GazetaEnigma/

Related Articles