Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot është takuar me strukturën drejtuese të këtij subjekti politik në Lipjan.
Limaj është pritur nga kryetari i degës, Haset Sahiti, lajmin e bën të ditur përmes një postimi në Facebook.
Kreu i partisë tha se NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim.
“Bashkë me bashkëpunëtorin, sot kam takuar strukturën drejtuese të NISMA Socialdemokrate në Lipjan, ku u pritëm nga kryetari i degës, Heset Sahiti. Me drejtuesit e degës në Lipjan, bashkëbiseduam rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim”, ka shkruar Limaj./GazetaEnigma.