AKK pas miratimit të buxhetit: Nuk u gjetë zgjidhje për ndalimin e gjakderdhjes financiare nga kontratat kolektive

AKK pas miratimit të buxhetit: Nuk u gjetë zgjidhje për ndalimin e gjakderdhjes financiare nga kontratat kolektive

Asociacioni i Komunave të Kosovës në një reagim ka kritikuar ashpër miratimin në lexim të dytë të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025. Kjo pasi sipas tyre nuk ka pasur përkrahje në kërkesat e komunave për një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontratat kolektive, raporton Gazeta Enigma.

Nga AKK kanë thënë se deri tani komunave u janë marrë mbi 123 milionë euro për kontratat kolektive dhe se si paosjë shumë projekte kanë dështuar të realizohen.

Aty theksohet se “amandamentimi i Nenit 34, përkatësisht paragrafi 5 ku thuhet se “buxheti i paraparë për pozitat e paplotësuara lejohet të përdoret vetëm për pozitat e reja që rekrutohen përgjatë vitit fiskal në atë organizatë buxhetore (ob), përjashtimisht kjo ndarje buxhetore mund të përdoret nga ob për pagesën e detyrimeve që mund të rrjedhin nga vendimet e gjykatave të formës së prerë”

Ascociacioni thotë se kjo nuk është zgjidhje e problemit.

“Në bazë të analizave të AKK-së, del që buxheti I mundshëm që komunat mund ta kenë për vitin 2025, bazuar në nenin e lartëpërmendur, pra për pagesën e detyrimeve që mund të rrjedhin nag vendimet e gjykatave të formës së prerë janë rreth 12.7 milion euro dhe kjo mund të zbatohet vetëm nëse komunat nuk rekrutojnë as edhe një zyrtar publik për pozitat që i kanë në dispozicion. KJO NUK ËSHTË ZGJIDHJE. Komunave vetëm në vitin 2024 iu janë marë mbi 62 milion euro dhe ky trend është duke vazhduar. Realiteti është I hidhur por vullneti dhe gatishmëria nga niveli qëndror për ta zgjidhur këktë problem po mungon. Arsyet që kjo nuk po zghidhjet nga niveli qëndror mund t’i dijnë shumica e kryetarëve, por këto arsye ata mund t’i bëjnë të ditura vitin 2025, atëherë kur janë edhe zgjedhjet lokale”, ka thënë Ibrahimi.

“Sa i përket gjakderdhjes financiare, vetëm një shembull konkret; nëse një komune I meren 240 mijë euro për zbatimin e kontratës kolektive, kësaj shume I shtohen edhe 120 mijë euro të tjera për, proceset përmbarimore, gjykata, avokat etj. Pra, kostoja totale mund të shkojë deri në 360 mijë euro, pra kemi ngritje të shpenzimeve për 50% e që kjo % paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim. / Gazeta Enigma./

Related Articles