Kurti takohet me Lorik Canën: Diskutuam mbi punët e mira që po bëjmë në sport

Kurti takohet me Lorik Canën: Diskutuam mbi punët e mira që po bëjmë në sport

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me ish-futbollistin Lorik Cana, me të cilin tha se biseduan “mbi punët e mira që po bëjmë në sport”.

“Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë. Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare”, shtoi Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles