Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë, të paditur dhe kontravers!

Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë, të paditur dhe kontravers!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish me zhvillimet që lidhen më subvencionet në bujqësi.

“Runa Zot nga ministra hajna, mos mirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës, gënjeshtarë dhe kontravers!”, ka shkruar kryetari i AKR-së.

Ai është përfshirë edhe në debatin e fundit që ka pasur ministri i Bujqësisë me gratë e Krushës.

“Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë, sepse, për kauza të rreme dhe interesa të ulëta, nuk hezitojnë të lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet dhe gjithçka në luftë”, ka shkruar Pacolli.

“Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, ka përfunduar Pacolli.

Ndryshe përplasjet në rrjetet sociale mes akterëve politik, kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Një përplasje e tillë po ndodh mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Related Articles