Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka takuar futbollistin e njohur Granit Xhakën.
Për të Hamza pati vetëm fjalë të mira.
Ai e quajti shembull për të rinjtë e Kosovës, të cilët kanë synim të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur.
“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë”, ka shkruar Hamza në facebook. /Gazeta Enigma
Video: