FSK u hap dyert qytetarëve, pret që ta festojnë së bashku Ditën e Forcës

FSK u hap dyert qytetarëve, pret që ta festojnë së bashku Ditën e Forcës

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë së bashku Ditën e Forcës.

Për t’u njoftuar me fuqinë, gatishmërinë ushtarake, kjo ministri njofton të gjithë qytetarët se nga ora 10.00, janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Derisa në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.

Related Articles