Pritet të hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë

Pritet të hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë

Sot do të bëhet hapja e Ambasadhës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë, një ngjarje historike për vendin. Hapjen e ambasadës do ta përurojë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi këtë hap si një moment historik për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ndërkombëtare të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Hapja e ambasadës në Kolumbi është një tjetër shenjë e angazhimit të Kosovës për të zgjeruar praninë e saj diplomatike në nivel global.

“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gërvalla

Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, është postimi i plotë i ministres në rrjetin social “X”./GazetaEnigma/

Related Articles