Peci me postim për Krushën pasi u akuzua nga Fahrije Hoti për shpifje: Rreth 2 milionë euro mbështetje në mandatin tonë

Peci me postim për Krushën pasi u akuzua nga Fahrije Hoti për shpifje: Rreth 2 milionë euro mbështetje në mandatin tonë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pretenduar se gjatë mandatit të tij, Krusha është mbështetur me rreth 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”.

“1,933,327.85 milionë euro për Krushën!Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur 30 gra në mesin e shumë përfituesve, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve. Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!” – ka shkruar ai.

Related Articles