Kryeparlamentari Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale

Kryeparlamentari Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), Zdravko Vukiq.

Vukiq u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij dhe zëvendësambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek.

Gjatë këtij takim u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

“Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi se ky bashkëpunim sjell përvojën kroate në vendin tonë duke i shërbyer Kosovës në rritje të kapaciteteve të saj, në një drejtim që thellon edhe më tutje raportet ndërinstitucionale mes vendeve tona dhe përbën kontribut në synimin tonë të harmonizimit me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave”, bëhet e ditur në kumtesë, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles