Sot gjatë ditës do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjithashtu gjatë së martës, Halil Çadraku vazhdoi të jepte dëshminë.
Dje me pyetje përfunduan mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit ndërsa për sot pritet që dëshmitari të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Sipas përmbledhjes, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars të 1998-s dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.
Avokati i Çadrakut, Arianit Koci ishte dje prezent në seancë.
Koci dha kritika ndaj përkthimit. Ai u shpreh se ekipa e përkthimit nuk e njeh kontestin kosovar dhe ky është një problem. /Gazeta Enigma