Mbrëmë është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Pas kësaj edhe përafaqësuesit e organizatës palestineze Hamas deklaruan se janë gati për paqe.
Në një deklaratë të një zyrtari të lartë të Hamasit, u tha se grupi është i gatshëm për armëpushim në Gaza dhe mirëpret armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hezbollahut.
“Ne kemi informuar ndërmjetësuesit në Egjipt, Katar dhe Turqi se Hamasi është gati për marrëveshje armëpushimi dhe një marrëveshje serioze për shkëmbimin e të burgosurve”, ka thënë zyrtari, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale, duke u dhënë fund luftimeve 14 mujore. /Gazeta Enimga