Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Arben Krasniqi është emëruar në pozitën e sekretarit të Zyrës së Kryeministrit.
Krasniqi e ushtronte pozitën e sekretarit në Kryeministri si ushtrues detyre që nga viti 2021.
Ai e pati zëvendësuar Fitim Krasniqin, të cilit nuk iu vazhdua mandati kur erdhi Qeveria Kurti. Krasniqi kishte punuar për 15 vjet si sekretar në Zyrën e Kryeministrisë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë edhe disa vendime të tjera.