Kryetari i Zveçanit pas sulmit ndaj stacionit policor: Veprim kriminal e kërcënim serioz ndaj sigurisë

Kryetari i Zveçanit pas sulmit ndaj stacionit policor: Veprim kriminal e kërcënim serioz ndaj sigurisë

Persona të panjohur mbrëmë kanë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka dënuar sulmin ndaj stacionit të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ky është një akt i papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

“Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dënoj ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit, i cili u shkaktua nga disa individë të pandergjegjshem. Ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, që ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit.

Ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet. Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar Peci.

Related Articles