Nesër shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës

Nesër shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës

Gjatë së premtes do të shpallet urdhëri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se kjo seancë do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Më tej, në njoftimin e DhSK-së, t etë viktima kanë marrë pjesë në proces, siç thuhet aty, të gjithë nën masa mbrojtëse.

“Urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shpallet në seancën e të premtes, 29 nëntor 2024, ora 11:00. Tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles