Meta uron 80-vjetorin e Çlirimit

Meta uron 80-vjetorin e Çlirimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke thënë se në këtë ditë të madhe të historisë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Meta.

Related Articles