Futbollisti i Fiorentinas niset për në spital, ndalohet ndeshja Fiorentina – Inter

Futbollisti i Fiorentinas niset për në spital, ndalohet ndeshja Fiorentina – Inter

Futbollisti i Fiorentinas, Edoardo Bove, është nisur drejt spitalit.

Kjo për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë ndeshjes ndaj Interit.

Ai ra pa ndjenja në fushë.

Fillimisht mori ndihmen e lojtarëve të dy skuadrave derisa më pas intervenoi stafi mjekësor.

Ndërkohë autoambulanca mbërriti në fushë dhe mori lojtarin duke e dërguar në spitalin më të afërt.

Gjendja e tij ende nuk dihet.

Derisa ndeshja mes Fiorentinas dhe Interit nuk do të vazhdojë sonte. /Gazeta Enigma

Related Articles