Berat Buzala gjatë ditës ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një qytetar në rrjetet e tij sociale, konkretisht në Facebook.
Lidhur me këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i AGK-së.
“AGK-ja e dënon fuqishëm kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që është bërë ndaj gazetarit dhe themeluesit të “Nacionales”, Berat Buzhala.”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Këta të fundit kanë ftuar edhe “kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të ndalë gjuhën lincuese ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë, dhe që të njëjtën ta bëjnë edhe zyrtarët e tjerë të partisë së tij”.
Ndërkaq pas raportimit të Buzhalës, personi i cili e ka kërcënuar atë, përmes një postimi ne rrjetin social, ka thënë se profili i tij ka qenë i hakuar. /Gazeta Enigma