Gazetari kosovar, Zijadin Gashi është ndarë nga jeta, raporton Gazeta “Enigma”.
Gashi ishte diagnostikuar me tumor në tru, në korrik të këtij viti.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij gazetarë.
Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në Prishtinë.
“Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot me datë 3.12.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi.
Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00.
Babin do ta kujtojmë përherë me krenari për mirësinë e dashurinë e madhe që na dha!” – ka shkruar vajza e tij.