Publikohet momenti i vrasjes së shefit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA

Publikohet momenti i vrasjes së shefit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA

Kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është vrarë me armë zjarri në New York.

Brian Thompson u qëllua për vdekje të mërkurën jashtë hotelit “Hilton” në Manhattan ku ishte e paraparë të fliste në një konferencë investitorësh.

50-vjeçari është dërguar në spital dhe aty ka vdekur.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Thompson duket se ka qenë cak i sulmit, pasi i dyshuari ka pritur për të jashtë hotelit me maskë, ka thënë policia.

“UnitedHealthcare” është kompania private më e madhe e sigurimeve në SHBA.

Related Articles