Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovë, pasi mazhornca ishte kundër këtij mocioni.
Bëhej fjalë për shkarkimin e anëtarëve Biroll Urgjani, Dardan Beqiri dhe Radojica Mërgjinac.
Për shkarkimin e Urgjanit kundër kanë votuar 56 deputetë, për shkarkimin e Beqirit kanë votuar kundër 54 deputetë, ndërsa për shkarkimin e Mërgjinac 42 deputetë votuan kundër.