Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka dënuar fuqishëm dënimin me gjashtë vjet burgim ndaj Nezir Mehmetaj për gjoja “krime lufte” nga një gjykatë në Serbi.
Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg.
Konjufca tha se mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë “nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër”.
“E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, deklaroi i pari i Kuvendit. /Gazeta Enigma