Një person është gjetur pa shenja jete të premtën rreth orës 14:12 në fshatin Plementin të Obiliqit.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Plemetin, Obiliq 06.12.2024 – 14:12. Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë