Osmani merr pjesë në rihapjen e Notre Dame: Simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë

Osmani merr pjesë në rihapjen e Notre Dame: Simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë

Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.

“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, shkroi Osmani.

E para e shtetit tha se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.

Osmani më herët u pa duke i shtrënguar duar me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në ceremoninë e Katedrales e cila u dogj në vitin 2019.

Related Articles