Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndodhur një rast i një vjedhjeje në një xhami në Rahovec, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast janë vjedhur gjitha paratë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të shtunën, në rrugën “Sheshi i Republikës”.
I dyshuari mendohet të ketë demoluar kasafortën dhe ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar.
Në raportin 24-orësh të policisë, tutje thuhet se rasti po hetohet