Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka cituar një dokument ku sipas tij thuhet se “Përgjegjësinë për sulmin në Ibër-Lepenc e kishte marrë Srpski Otpor”.
Ai në rrjetin “X”, ka shkruar se po qarkullon një dokument që duket si i një partneri të NATO-s ku thuhet se përgjegjësinë për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit e ka marrë kjo organizatë serbe me elemente pro-ruse.
“Po qarkullon një memorandum, me sa duket i bërë nga një partner i NATO-s, ku thuhet se përgjegjësia për bombën në Iber-Lepenc është marrë nga Srpski Otpor, i ndikuar nga elementë pro-rusë në shërbimet inteligjente serbe. Mund të ndodhin më shumë bomba, që synojnë të provokojnë përshkallëzim në Kosovë para presidencës së Trump”, ka shkruar Selimi.
“Ky Srpski Otpor është një ‘organizatë e re ombrellë me anëtarë nga Brigada Srpski’. Memorandumi pretendon se Srpski Otpor postoi një deklaratë në TikTok një orë pas bombës, por e fshiu pasi Vuçiç hodhi poshtë përgjegjësinë. Ukraina përmendi gjithashtu si faktor pse terroristët vepruan tani”, ka shkruar Selimi.