Izraeli konfirmon se ka kryer sulme ndaj flotës detare të Sirisë

Izraeli konfirmon se ka kryer sulme ndaj flotës detare të Sirisë

Izraeli ka kryer sulme ndaj flotës detare të Sirisë, saktësisht në portin Latakias.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar vet izraelitët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se ka dokumentuar më shumë se 310 sulme nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) që nga rënia e regjimit të Asadit të dielën.

Avionët luftarakë izraelitë thuhet gjithashtu se kanë kryer qindra sulme ajrore në të gjithë Sirinë, duke përfshirë kryeqytetin, Damaskun.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se IDF po synonte “të shkatërronte aftësitë strategjike që kërcënojnë shtetin e Izraelit”.

Ai shtoi se operacioni për të shkatërruar flotën siriane kishte qenë një “sukses i madh”.

Ndërkohë, IDF konfirmoi se ka trupa që operojnë në territorin sirian përtej zonës mbrojtëse të demilitarizuar midis Sirisë dhe lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Ai shtoi se sulmet e saj ishin për të parandaluar që armët të binin “në duart e ekstremistëve” ndërsa Siria po kalonte në një epokë pas Asadit.

SOHR raportoi se sulmet u përfshinë në Aleppon, Damaskun dhe Hamën. Ata synuan objektet ushtarake të ushtrisë siriane, duke përfshirë depo armësh, depo municionesh, aeroporte, baza detare dhe qendra kërkimore. /Gazeta Enigma

Related Articles